Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mblidhet Kryesia e PDK-së – çka diskutoi?

Mblidhet Kryesia e PDK-së – çka diskutoi?

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur një mbledhje të martën pasdite, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe hapat e ardhshëm të partisë.

Gjatë mbledhjes, PDK theksoi angazhimin e Grupit Parlamentar për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit juridik dhe vlerave demokratike.

Në komunikatën e partisë, u vlerësua se janë evidente shkeljet e Kushtetutës dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës. Ato janë konsideruar si një cenim i themeleve të shtetit të Kosovës si një ent demokratik dhe parlamentar.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi se mbrojtja e Kushtetutës, institucioneve dhe rendit demokratik është një përgjegjësi e përbashkët. Ai e adresoi angazhimin e PDK për të përmbushur këtë obligim.

Për më tepër, Kryesia e PDK-së u shpreh se do të vazhdojë t’i monitorojë me vëmendje zhvillimet politike dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur kushtetutshmërinë, demokracinë dhe parlamentarizmin në Kosovë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement