Një ditë pas takimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe një ditë para seancës për konstituimin e Kuvendit, Lumir Abdixhiku ftoi në takim Grupin Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Bellagoshi, raportoi përmes një lidhjeje direkte se deputetët e LDK-së u mblodhën për të shqyrtuar çështjet që ishin diskutuar natën e kaluar nga Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri, në takimin me Kurtin për formimin e institucioneve.
Bellagoshi theksoi se në takim morën pjesë pothuajse të gjithë deputetët. Ajo theksoi gjithashtu se, edhe pse Osmani dhe Abdixhiku nuk u panë nga ekipi i Klan Kosovës, ka informacione që sugjerojnë se ata kishte mbërritur herët për këtë mbledhje.
Përsa i përket mundësisë së një takimi tjetër mes Abdixhikuit dhe Kurtit gjatë ditës, Bellagoshi sqaroi se deputetët e LDK-së nuk kishin informacion për një çështje të tillë.



















You must be logged in to post a comment Login