Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mbledhja e kryesisë, Gjini: VV-ja po i bën sulm dhe po e çmonton shtetin

Mbledhja e kryesisë, Gjini: VV-ja po i bën sulm dhe po e çmonton shtetin

Sot, Aleanca ka mbajtur mbledhjen e kryesisë së partisë, ku ka diskutuar mbi krizën politike dhe bllokadën në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në një postim në Facebook, e ka përshkruar këtë bllokadë si një situatë të paprecedentë. Ai theksoi se pozita e partisë që ai udhëheq ka qenë gjithnjë konstruktive dhe në mbështetje të krijimit të institucioneve të rregullta, që nga momenti i mbylljes së kutive të votimit.

Gjini shpjegoi se “si Aleancë kemi hartuar një ofertë të qartë për qytetarët, e cila po injorohet plotësisht nga partia që doli e para nga zgjedhjet”. Sipas tij, angazhimi ndaj këtyre pikave do të ndihmonte në tejkalimin e ngërçit politik aktual. Ai kritikoi shëndrrimin në një “shpërfillje të pafalshme ndaj Kushtetutës së Kosovës”, e cila ka çuar në rrezikun e një bllokade totale.

Kryetari i Aleancës theksoi se partia fituese e zgjedhjeve po sulmon vetë shtetin përmes ligjeve që cenojnë pavarësinë e institucioneve, duke shkatërruar rendin kushtetues. Ai shprehu shqetësimin se ky proces po degradon ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin, duke dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Sipas Gjinit, “Kosova është më e madhe se çdo krizë politike e shkaktuar artificialisht”. Ai po ashtu nënvizoi se Aleanca do të angazhohet për mbrojtjen e projektit shtetëror dhe do të përdorë çdo rrugë politike për të rikthyer normalitetin dhe zhvillimin në vend.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement