Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mbi dy javë pa u larguar mbeturinat te një lagje e Fushë Kosovës, banorët ankohen për neglizhencë

Mbi dy javë pa u larguar mbeturinat te një lagje e Fushë Kosovës, banorët ankohen për neglizhencë

Banorët e kompleksit banesor Lamella 20, në lagjen Britani Home në Fushë Kosovë, po përballen me një situatë alarmante për shkak të grumbullimit të mbeturinave për më shumë se 15 ditë.

Sipas fotografive të siguruara nga Klan Kosova, ato shfaqin sasi të mëdha mbeturinash të akumuluara pranë objektit, gjë që ka shkaktuar shqetësime te banorët. Ky grumbullim rrezikon përhapjen e erërave të pakëndshme dhe çon në probleme higjieno-sanitare.

Në lidhje me këtë situatë, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Fushë Kosovës, Izet Mjeku, shprehu se largimi i mbeturinave është në kompetencat e kompanisë rajonale “Pastrimi”. Ai theksoi se janë duke komunikuar dhe bashkëpunuar me këtë kompani, me shpresën se problemi do të zgjidhet shpejt.

Megjithatë, Klankosova.tv ka përpjekur të marrë një përgjigje nga kompania “Pastrimi”, por deri në momentin e publikimit të këtij lajm, nuk është marrë asnjë reagim zyrtar nga ana e tyre.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement