Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Mbi 400 mijë euro për strukturat paralele në veri nga Qeveria?” – Rrahmani ndan detaje (VIDEO)

“Mbi 400 mijë euro për strukturat paralele në veri nga Qeveria?” – Rrahmani ndan detaje (VIDEO)

Kandidati për deputet nga lista e PDK-së, Eman Rrahmani, ka ngritur akuza të rënda ndaj qeverisjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në emisionin “DPT te Fidani” në Klankosova, ai pretendoi se miliona euro nga buxheti i shtetit janë shpenzuar për individë që, sipas tij, nuk kanë ushtruar asnjëherë detyrën në institucione.

Rrahmani deklaroi se edhe gjatë qeverisjes së parë nga Albin Kurti, këta individë janë kompensuar me mbi 3.5 milionë euro pa shkuar asnjëherë në punë. Ai theksoi se, sipas raporteve të Zyrës Kombëtare të Auditimit, këta persona nuk janë paraqitur në vendet e punës, duke shtuar se askush nuk di se ku kanë qenë gjatë kësaj periudhe.

“Askush nuk e di ku janë. A ndodhen në protesta, ose ndoshta janë me Radojiçiqin? Këto janë raporte të Zyrës Kombëtare të Auditimit”, u shpreh ai.

<

Rrahmani fokusoi vëmendjen në Ministrinë e Infrastrukturës, duke thënë se 61 persona janë paguar pa u paraqitur në punë. Ai saktësoi se Ministria e Infrastrukturës ka paguar këta individë me 461.000 euro, pa shkuar asnjëherë në punë.

Sipas tij, situata të ngjashme kanë ndodhur edhe në vite të tjera, duke e përmendur vitin 2021, kur 199 persona janë paguar nga qeveria e Kosovës me rreth 1 milion euro, duke vazhduar edhe në vitet pasuese.

Rrahmani theksoi se çdo informacion është i dokumentuar në raportet e auditimit dhe se institucionet e kanë mundësinë t’i verifikojnë këto të dhëna. “Këto janë raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nuk kam nevojë as unë të hulumtoj. Mund të hyjnë në faqen e ZKA-së dhe t’i gjejnë të gjitha”, tha ai.

Ai bëri të ditur se çështja është trajtuar gjithashtu në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku është kërkuar që rastet të dërgohen në prokurori. “Kam kërkuar që ZKA të dërgojë në prokurori, sepse ka vend për kallëzim penal”, tha Rrahmani.

Kritikoi gjithashtu mungesën e masave institucionale. “Nuk mund askush të paguajë individë pa dëshmuar se ata kanë punuar”, tha ai, duke e cilësuar si shkelje ligjore të drejtën për të marrë pagë.

Në përfundim, Rrahmani theksoi se përgjegjësia kryesore bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin aktual të vendit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement