Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë

Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë

Numri i personave që kanë vdekur në Francë si pasojë e temperaturave të larta ka arritur mbi një mijë. Vala e motit ekstrem ka përfshirë Evropën për disa ditë, me Francën si një nga vendet që përballet me temperatura rekord.

Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik në Francë njoftoi të dielën për këtë gjendje tronditëse, duke theksuar se shumica e viktimave janë persona të moshuar. Sipas agjencisë, numri i viktimave pritet të rritet, pasi ende po mblidhen të dhëna për vdekjet e raportuara në shtëpitë e kujdesit dhe në banesat private.

Temperaturat ekstreme kanë shkaktuar dhjetëra viktima në vende të ndryshme, kanë dëmtuar infrastrukturën, kanë ndërprerë prodhimin e energjisë elektrike dhe kanë vënë nën presion sistemet shëndetësore.

<

Shkencëtarët njoftojnë se vala e nxehtësisë, e cila filloi më 20 qershor, është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë. Ata paralajmërojnë se continenti po ngrohet më shpejt se mesatarja globale për shkak të ndryshimeve klimatike.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement