Pas një drame që zgjati rreth një javë, me ndjekësit që prisnin me frymëmarrje të ndaluar se dyshja e njohur nuk do të ndaheshin, telenovela duket se ka arritur në fundin e saj. Mbrëmjen e djeshme, disa lëvizje në rrjetet sociale bënë që fansat të ndihen edhe më të zhgënjyer.
Në orën 1:30 të mëngjesit, Mateo e shprehu publikisht ndarjen e tij, duke shmangur përmendjen e emrit të ish-partneres. Ai theksoi se marrëdhënia ka qenë gjithmonë diçka personale dhe shprehu keqardhje për nevojën për të bërë një deklaratë: “E respektoj personin dhe kohën që kemi kaluar bashkë, por nuk meritoni të merrni këtë lajm përmes një story apo një ‘like’, ndaj vendosa të reagoj”.
Rreth 35 minuta më vonë, Brikena reagoi në grupet e saj, duke përmendur Mateon me emër dhe duke u përpjekur të ruajë një ton politikisht korrekt. Ajo e konfirmoi ndarjen dhe theksoi se nuk kishte mungesë respekti nga asnjëri: “Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se gjithçka ka qenë në rregull mes nesh”. Ajo gjithashtu kërkoi qetësi dhe vendosi të largohej nga disa grupe për të shmangur komentet mbi situatën.
Megjithatë, deklaratat e saj nuk ndihmuan në qetësimin e situatës. Të dy përballen me një valë kritikash në rrjetet sociale për mënyrën e menaxhimit të kësaj ndarje. Ndjekësit e zhgënjyer po u japin të drejtë Mirit, Juelës, Edisës dhe Rogertit për komentet e tyre mbi jetëgjatësinë e kësaj marrëdhënie.
Be the first to comment