Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Marrëveshja me Danimarkën, ShKK: Transferimi i të burgosurve pritet të përfundojë sot

Marrëveshja me Danimarkën, ShKK: Transferimi i të burgosurve pritet të përfundojë sot

Procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan ka filluar zyrtarisht këtë të enjte. Ky hap është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e këtij institucioni nga autoritetet daneze për vuajtjen e dënimeve.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar për këtë zhvillim përmes një postimi në Facebook, duke bërë të ditur se e kanë pranuar informacionin nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. Sipas njoftimit, tashmë ka filluar një transferim gradual të të privuarve nga liria nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera korrektuese.

Për më shumë detaje, Klankosova.tv ka kontaktuar Shërbimin Korrektues të Kosovës për të sqaruar rreth transferimit të të burgosurve dhe kapaciteteve të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Florent Gashi, zëdhënësi i këtij institucioni, ka konfirmuar se Qendra do të mbyllet përkohësisht për t’u përshtatur me standardet daneze të sistemit korrektues. Ai sqaroi se procesi i transferimit të të burgosurve dhe stafit në institucione të tjera do të realizohet sipas planit operativ dhe pritet të përfundojë brenda ditës së sotme.

“Qendra e Paraburgimit në Gjilan do të mbyllet përkohësisht për shkak të fillimit të punimeve për përshtatjen e këtij institucionit. Të burgosurit dhe stafi do të transferohen në institucione tjera të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Procesi i transferimit po realizohet sipas planit operativ dhe pritet të përfundojë brenda ditës,” tha Gashi.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement