Në edicionin e sotëm të emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, do të trajtohen marrëdhëniet amerikano-shqiptare.
Diskutimet do të përfshijnë mbështetjen historike për kombin shqiptar, ndërhyrjen vendimtare për lirinë e Kosovës, si dhe raportet aktuale me aleatin më të rëndësishëm strategjik.
Temat që do të shqyrtohen përfshijnë:
– Çfarë përfaqësonte Amerika për shqiptarët në të kaluarën?
– Si është statusi i saj sot?
– A jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj aleance?
– Si mund ta ruajmë këtë marrëdhënie për të ardhmen?
Pjesëmarrës në bisedë do të jenë Meliza Haradinaj, Dukagjin Gorani, Besnik Tahiri dhe Rrahman Paçarizi. Emisioni do të transmitohet në Klan Kosova në orën 20:45.
Be the first to comment