Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Marmullakaj: Vendimet sanksionuese të KPM-së ishin të jashtëligjshme (VIDEO)

Marmullakaj: Vendimet sanksionuese të KPM-së ishin të jashtëligjshme (VIDEO)

Liria e mediave dhe sfidat që përballen gazetarët u diskutuan mbrëmjen e kaluar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Qemajl Marmullakaj, shprehu shqetësime lidhur me sanksionet e Komisionit të Pavarur të Medieve (KPM) ndaj mediave. Ai theksoi se këto vendime ishin jashtëligjshme, bazuar në monitorimin e realizuar nga IKD-ja.

Marmullakaj deklaroi: “Rekomandimet janë dhënë nga një mekanizëm që vepron në kundërshtim me ligjin. Ka pasur një shkelje të procesit të vendimmarrjes, pasi komisioni ka marrë vendime jashtafateve të përcaktuara me rregullore.”

<

Ai vazhdoi duke sqaruar se, gjatë periudhës së monitorimit të KPM-së, ata kanë asistuar këtë institucion në harmonizimin e akteve nënligjore, me fokus në rregulloren 2024/03, e cila ndërlidhet me përgjegjësinë e operatorëve medialë gjatë zgjedhjeve. Për këtë arsye, Marmullakaj arriti në përfundimin se vendimet e marra janë të jashtëligjshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement