Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Manchester United transferon Andrey Santos për 56 milionë euro

Manchester United transferon Andrey Santos për 56 milionë euro

Manchester United ka forcuar repartin e mesfushës me zyrtarizimin e transferimit të brazilianit Andrey Santos nga Chelsea. Marrëveshja, sipas burimeve, arrin në vlerën e 56 milionë eurove.

Mesfushori 22-vjeçar i bashkohet “Djajve të Kuq” pas një periudhe te Chelsea, ku u transferua në vitin 2023 nga Vasco da Gama. Gjatë kohës së tij në “Stamford Bridge”, Santos u vlerësua si një nga talentet më të shkëlqyer të futbollit brazilian, duke marrë gjithashtu ftesë për të luajtur me Kombëtaren e Brazilit.

Një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tij kishte huazimi 18-mujor te RC Strasbourg, ku ishte një nga lojtarët kyç për kualifikimin e skuadrës franceze në UEFA Conference League. Performancat e tij të shkëlqyera e çuan në titullin “Lojtari i Ri i Muajit” në Ligue 1 për muajin mars.

<

Në verën e vitit 2025, Santos u rikthye te Chelsea dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Botës për Klube. Ai e përfundon aventurën me “Blutë” pas 47 paraqitjeve në të gjitha garat.

Sipas raportimeve, Manchester United ka investuar rreth 56 milionë euro për ta siguruar Santosin, i cili pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të ekipit për sezonin e ri.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement