Manchester United ka intensifikuar përpjekjet për të transferuar sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, duke hyrë zyrtarisht në garë për një nga emrat më të kërkuar në merkato këtë verë.
Sipas raportimeve nga gazetari Marqoss, drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” kanë marrë kontakte të drejtpërdrejta me agjentin e futbollistit për të diskutuar mundësinë e një transferimi gjatë afatit kalimtar.
Megjithatë, Manchester United përballen me sfida të mëdha për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit. Interesimi serioz ka ardhur edhe nga Barcelona, Arsenal dhe Paris Saint-Germain, duke e bërë kështu konkurrencën për nënshkrimin e tij shumë të fortë.
Rikthimi i “Djajve të Kuq” në Champions League, si dhe stabiliteti financiar i klubit, ofrojnë një avantazh të rëndësishëm për Manchester United në përpjekjet e tyre për të bindur Alvarez që të vazhdojë karrierën në Premier League.
Mbetet për t’u parë nëse Manchester United do të arrijë një marrëveshje me sulmuesin argjentinas dhe klubin e tij, pasi interesimi për Alvarezin pritet të jetë një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar të verës.



















You must be logged in to post a comment Login