Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Malishevë: E la 12-vjeçarin të drejtonte veturën dhe e incizoi, gjobitet shoferi

Malishevë: E la 12-vjeçarin të drejtonte veturën dhe e incizoi, gjobitet shoferi

Policia ka njoftuar se ka identifikuar dhe gjobitur shoferin që i pati mundësuar një fëmije 12-vjeçar të drejtonte automjetin në Malishevë.

Sipas Policisë Rajonale në Gjakovë, rasti është zbuluar pas marrjes së një video-incizimi nga qytetarët. Në këtë video, një person i rritur shihej në rrugën “Ibrahim Mazreku” duke i lejuar të miturit të ulej në ulësen e shoferit dhe të drejtonte automjetin, ndërsa ai e incizonte ngjarjen.

“Pas veprimeve operative dhe hetimore nga ana e Stacionit Policor në Malishevë, personi është identifikuar. Ndaj tij, bazuar në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, janë ndërmarrë masa ligjore: gjobë prej 400 eurosh, pesë pikë negative dhe një masë mbrojtëse që ndalon të drejtën e ngasjes për të gjitha mjetet motorike për një periudhë prej gjashtë muajsh,” njofton Policia në Facebook.

<

Policia ka apeluar te prindërit dhe drejtuesit e automjeteve që të tregohen të përgjegjshëm. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te të gjithë prindërit dhe drejtuesit e mjeteve që të jenë të përgjegjshëm. Mundësimi i ngasjes së automjeteve nga persona të mitur dhe të paautorizuar nuk është vetëm një kundërvajtje ligjore, por paraqet një rrezik për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik,” thekson Policia.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement