Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, u diskutuan temat aktuale politike përfshirë çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Analistja politike Afërdita Maliqi komentoi një deklaratë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se “opozita duhet ta ndryshojë qasjen”. Sipas saj, kjo deklaratë tregon se Kurti nuk është i gatshëm të arrijë ndonjë marrëveshje.
Maliqi përmendi se: “E dëgjova dje një prononcim të Albin Kurtit, ku tha se partitë opozitare duhet ta ndërrojnë qasjen rreth çështjes së presidentit. Kjo është një sinjal i qartë se ai nuk ka ndërmend të bëjë marrëveshje, por dëshiron t’ua imponojë partive të tjera qëndrimin e tij.”
Gjithashtu, ajo theksoi se “Kosova është në rrugë për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme”.
Be the first to comment