Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Makina hyn në turmën e njerëzve në Berlin, nuk dihet numri i të lënduarve

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë një aktivitet të organizuar në Berlin, kryeqyteti gjerman, ku disa persona janë lënduar. Një automjet dyshohet se është futur në mesin e turmës në qendër të qytetit.

Policia e Berlinit ka njoftuar se aktualisht po zhvillohet një operacion kërkimi për të identifikuar personin përgjegjës për këtë ngjarje. Për t’u garantuar sigurinë, autoritetet kanë bërë thirrje për qytetarët që të shmangin zonën ku ndodhi incidenti, sipas raportimeve nga BBC dhe Klankosova.tv.

Sipas informacioneve nga autoritetet, të lënduarit po marrin trajtim nga ekipet emergjente në afërsi të parkut Tiergarten, vendngjarja e incidentit.

<

Pas këtij rasti, organizatorët kanë anuluar aktivitetin vjetor të njohur si Christopher Street Day, pjesë e manifestimeve të Berlin Pride.

Numri i saktë i të lënduarve ende nuk është zbuluar, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Në ditën e ngjarjes, më herët ishin organizuar aktivitete të shumta, ku mijëra pjesëmarrës kishin marrë pjesë në paradën e krenarisë nëpër rrugët e Berlinit, me qëllim të vazhdimit të aktiviteteve të tjera gjatë mbrëmjes pranë parkut Tiergarten.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement