Këngëtarja e njohur botërisht, Madonna, ka reflektuar mbi periudhën e saj të hershme në New York gjatë viteve ’80. Ajo ka ndarë vështirësitë me të cilat u ballafaqua përpara se të arrinte famën dhe suksesin.
Në moshën 67-vjeçare, Madonna ka përshkruar si jetonte atëherë, pa të ardhura, duke theksuar se shpesh i vlerësonte njohjet në bazë të kushteve që ofronin ata që takonte. Ajo shprehet, “Dilja me burra duke u bazuar në faktin nëse kishin vaskë apo dush. I pyesja ku jetonin dhe nëse kishin kushte të mira për banjë.”
Këngëtarja ka përmendur se shpesh gjetiste strehim në banesa të ndryshme, duke përballuar situata të vështira jetese. Sipas saj, këto përvoja e kanë ndihmuar të formësohet si artiste dhe si individ, duke e bërë më të fortë në rrugën drejt famës globale.



















You must be logged in to post a comment Login