Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Ma montuan rastin kinse vodha pajisje mjekësore, drejtori më ngacmoi seksualisht” (VIDEO)

“Ma montuan rastin kinse vodha pajisje mjekësore, drejtori më ngacmoi seksualisht” (VIDEO)

Gjykata Supreme ka shpallur të pafajshme instrumentaren e Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK, F.P., e cila ishte akuzuar për tentativën e përvetësimit të 11 klipave mjekësorë në vlerë prej 2,750 eurosh gjatë dhjetorit të vitit 2023.

Në vendimin e saj, Supremja rrëzoi vendimet e Gjykatës Themelore dhe Apelit, duke konstatuar se nuk ishin paraqitur prova materiale apo dëshmi të besueshme që të vërtetonin se F.P. kishte hedhur klipat në shportën e mbeturinave.

Drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani, e ka mohuar akuzën për kërcënim, presion dhe ngacmim seksual ndaj instrumentares. Ai theksoi se ajo ishte thirrur për biseda vetëm për çështje pune dhe mungesën e materialeve të nevojshme. Edhe neurokirurgu Berat Kerolli ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke deklaruar se F.P. ishte parë si person i dyshuar për humbje të materialeve.

Përveç këtij rast penal, F.P. ka paditur edhe Shërbimin Shëndetësor të Kosovës (ShSKUK), duke pretenduar se pas incidentit me klipet i ishte ndryshuar vendi i punës katër herë pa pëlqimin e saj dhe se ishte degraduar profesionalisht. Ajo kërkon që gjykata ta rikthejë në pozitat ku kishte punuar për rreth 23 vjet.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement