Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

LVV-ja mund të arrijë në 52 mandate nëse vazhdon trendi i njëjtë i votave me postë

LVV-ja mund të arrijë në 52 mandate nëse vazhdon trendi i njëjtë i votave me postë

Përfaqësuesi i koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, Eugen Cakolli, ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) mund të arrijë deri në 52 ulëse në Kuvend, nëse trendi aktual i rezultateve nga votat me postë vazhdon deri në përfundimin e procesit të numërimit.

Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 7 qershorit, LVV-ja kishte siguruar 48 mandate. Pas numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, si edhe një pjese të votave me postë, partia arriti në 50 ulëse. Nga ana tjetër, PDK dhe LDK kanë humbur nga një mandat deri tani.

Aktualisht, kanë mbetur për t’u numëruar edhe 37 vendvotime për votat me postë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 86 mijë zarfe me vota, ndërsa sipas Cakollit, numri i votave të vlefshme pritet të arrijë rreth 82 mijë e 500.

Cakolli theksoi se trendet e votimit me postë dallojnë nga ato të votimit në ambasada dhe konsullata. Nëse përqindjet aktuale të votave me postë mbeten në nivele të ngjashme deri në përfundim të numërimit, projeksionet tregojnë se LVV do të arrinte deri në 52 mandate. Megjithatë, gara për të siguruar të paktën dy mandate të tjera mes partive mbetet e hapur, dhe rezultati përfundimtar do të varet nga shpërndarja e votave në pjesën e mbetur.

Gjatë votimit brenda Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 43 për qind të votave. Në përfaqësitë diplomatike, ku votuan mbi 22 mijë qytetarë, ajo siguroi mbi 80 për qind të votave, ndërsa mbështetja për këtë parti nga votat me postë të numëruara deri tani qëndron mbi 65 për qind.

Sipas rezultateve të përmbledhura deri tani, LVV-ja prin me 44.4 për qind të votave, e ndjekur nga PDK-ja me 20.6 për qind, LDK-ja me 17.2 për qind, dhe AAK-ja me 7 për qind. Megjithatë, rezultati përfundimtar dhe shpërndarja e mandateve do të varen nga votat e mbetura për t’u numëruar.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement