Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë një reagim publik pas lajmit se vajza e tij, Lotina Haziri, dhe partneri i saj, Gramoz Aliu, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Në një postim në Facebook, Haziri ndau një fotografi të çiftit dhe u shpreh: “Familja po rritet. Urime Gramoz dhe Lotina. Ju duam shumë ❤️❤️.”
Ky është reagimi i parë publik i Hazirit që pas lajmit që ka përfshirë rrjetet sociale, duke konfirmuar gëzimin e tij dhe të familjes për ardhjen e anëtarit më të ri.
Be the first to comment