Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lushtaku i reagon Dejona Mihalit: A të ka sjellë në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?

Lushtaku i reagon Dejona Mihalit: A të ka sjellë në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ripërtërirë reagimin e tij ndaj Dejona Mihalit, një zyrtare e lartë e Lëvizjes Vetëvendosje. Mihali, përmes postimeve të saj në rrjetet sociale, ka sulmuar vazhdimisht Lushtakun.

Në një reagim të fortë, Lushtaku e ka përmendur prejardhjen dhe familjarët e saj. Ai e ka etiketuar Mihalin si “Dejona e Aleksandrit nga Greqia” dhe e ka akuzuar atë dhe grupin e Vetëvendosjes si një strukturë kriminale.

“Meqë më ke përmendur shpesh, do të të them se grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të jepni përgjigje jeni ju. Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje? Si është e mundur që ky parti dhe gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?” ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Në vazhdim, ai ka ngritur pyetje lidhur me rolin dhe misionin e saj në vend. “Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa? Kush të financon ty? Çfarë misioni ke në Kosovë? Për kë punon ti? A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?” ka shtuar Lushtaku.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement