Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njoftoi sot pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë se ata kanë vendosur të tërhiqen nga kërkesa për postin e presidentit.
Në emisionin “Jehona Politike”, deputetja Jehona Lushaku komentoi këtë zhvillim. Ajo theksoi se LDK-ja do të kontribuojë në çështjen e presidentit, bazuar në përgjegjësinë që iu është dhënë nga qytetarët.
“Me krejt vullnetin më të mirë, ne synojmë t’i konstituojmë institucionet”, tha Lushaku.
Ajo gjithashtu nënvizoi se Vetëvendosje duhet të zhvillohet si parti dhe të mësojë rregullat e demokracisë.



















You must be logged in to post a comment Login