Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lumir Abdixhiku: Do ta mbroj LDK-në me vendosmëri dhe dinjitet

Lumir Abdixhiku: Do ta mbroj LDK-në me vendosmëri dhe dinjitet

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka theksuar angazhimin e tij për të mbrojtur partinë me vendosmëri dhe dinjitet. Ai u shpreh se do të bëjë çdo përpjekje që LDK të mos pësojë dëme.

Abdixhiku deklaroi: “Unë kam bërë gjithçka dhe do të bëj gjithçka që kjo shtëpi të mos dëmtohet. Por nuk mund ta mbaj përgjegjësinë për një proces që nuk është nisur, nuk e kam dashur, nuk e kam pritur. Gjithsesi, unë do ta bëj detyrën time. Nuk e kam kërkuar këtë betejë, por nuk do t’i iki. Do t’i dal përballë me qetësinë që më jep e drejta, me dinjitetin që e kërkon qetësia, dhe me vendosmërinë për ta mbrojtur rrugën tonë, siç kam bërë në tri Kuvende deri më tani.”

Në përfundim, Abdixhiku konfirmoi se do të pranojë çdo vendim që merret.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement