Një video e publikuar në redaksinë e JOQ Albania ka rikthyer në qendër të vëmendjes fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli.
Këtë herë, këngëtari nuk është parë në ndonjë koncert ose intervistë, por në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë.
Pamjet që po qarkullojnë në rrjet tregojnë Luiz Ejllin duke biseduar me një efektiv policie. Kjo video ka shkaktuar menjëherë interes dhe diskutime mes ndjekësve, pasi arsyeja e pranisë së tij në komisariat mbetet e paqartë.
Deritani, nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me rrethanat e ngjarjes ose arsyen që e ka çuar këngëtarin në ambientet e Policisë së Shtetit.
Pamjet kanë sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku përdoruesit po spekulojnë mbi skenarë të ndryshëm. Disa prej tyre kërkojnë që të mos nxirren përfundime pa u sqaruar faktet.
Mbetet për t’u parë nëse Luiz Ejlli ose autoritetet do të japin një sqarim rreth këtij episodi, që ka ngjallur shumë kuriozitet te publiku.
Be the first to comment