Një studim shkencor ka zbuluar se lopët nuk bëjnë thjesht “mu” pa kuptim, por përdorin tinguj të veçantë për të komunikuar me njëra-tjetrën.
Hulumtuesit kanë vërtetuar se lopët kanë zëra individualë, të ngjashëm me një “identitet vokal”, dhe se mund të dallojnë njëra-tjetrën përmes tingujve që prodhojnë.
Një studim i realizuar nga studiues të Universitetit të Sydney analizoi sjelljen e lopëve dhe tregoi se ato përdorin thirrje të ndryshme në situata të ndryshme. Këto thirrje i ndihmojnë të mbajnë kontakt me tufën, si dhe të shprehin emocione, eksitim apo shqetësim.
Një tjetër hulumtim nga Universiteti i Nottinghamit dhe Universiteti Queen Mary i Londrës zbuloi se lopët dhe viçat janë në gjendje të njohin thirrjet e njëri-tjetrit. Nënat përdorin tinguj të ndryshëm kur janë pranë viçave dhe kur janë larg tyre.
Sipas shkencëtarëve, këto tinguj i ndihmojnë lopët të ruajnë lidhjet sociale brenda tufës dhe të komunikojnë nevojat apo gjendjen e tyre emocionale. Kështu, edhe pse lopët nuk “flasin” si njerëzit, ato kanë një mënyrë të veçantë komunikimi, dhe shkencëtarët po përpiqen ta kuptojnë më mirë këtë “gjuhë të lopëve”.
Be the first to comment