Livia Brunga ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një video të shoqëruar me mbishkrimin: “Frika jeme ma e madhe asht me u lidh me ni djalë që e don ish-in e vet, qysh ish-i jem m’don mu.” Këto fjalë kanë bërë që ndjekësit ta lidhin menjëherë mesazhin me marrëdhënien e saj të kaluar me Mevlanin.
Marrëdhënia mes Livias dhe Mevlanit ka qenë një nga temat më të komentuar në rrjetet sociale, dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pas ndarjes së tyre. Gjithashtu, Mevlani u bë baba në një moment kur emri i tij ende lidhej me Livian, gjë që ka nxitur shumë reagime dhe diskutime në publik.
Megjithëse nuk ka pasur një reagim të drejtpërdrejtë nga Mevlani, postimi i fundit i Livias ka bërë që ndjekësit të mendojnë se ajo po rikthehet në të kaluarën me këtë deklaratë.
Be the first to comment