Arrestimi i Joz Markut ka shkaktuar një valë reagimesh, ndërsa artisti Seldi Qalliu ka dalë publikisht në mbështetje të tij.
Në një postim në Instagram, Qalliu kërkoi lirimin e Markut, duke shpjeguar veprimin e tij ndaj Eduart Kuçit. Ai theksoi: “Free Joz Marku. S’ka bërë asgjë, veçse ka marrë të drejtën që i takon pasi iu sha familja drejtpërdrejt para të gjithëve.”
Seldi Qalliu, i cili prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara, është tërhequr ndjeshëm nga skena muzikore dhe paraqitjet televizive. Ai ka zgjedhur një jetë më të qetë, të larguar nga vëmendja që e shoqëronte më parë.
Megjithatë, ai vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe këtë herë ka reaguar për një nga ngjarjet më të komentuara të ditëve të fundit.
Be the first to comment