Në Lipjan kanë filluar ditët e mërgatës, ku janë organizuar mbrëmje dhe aktivitete të larmishme sportive e muzikore.
Nga datat 3, 4 dhe 5 gusht, qyteti do të presë emra të njohur të muzikës, me koncerte të planifikuara për tre ditë rresht.
Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Buja, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, theksoi se Komuna e Lipjanit po ofron aktivitete sportive për mërgimtarët, përveç koncerteve muzikore.
“Ne kemi planifikuar aktivitete të shumta. Në fakt, ato kanë filluar më 28 korrik dhe do të vazhdojnë edhe sot e nesër, me datat 29 dhe 30, ndërsa nata finale do të jetë më 31 korrik. Në këtë rast, po flasim për aktivitetet sportive. Jemi e vetmja komunë që po kujdesemi për këto aktivitete, dhe jo vetëm për koncertet që organizohen në komuna të tjera,” u shpreh Buja.



















You must be logged in to post a comment Login