Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Lideri suprem i Iranit bën thirrje për hakmarrje pas vrasjes së babait të tij

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka bërë thirrje për hakmarrje pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei, që gjithashtu ka mbajtur këtë post.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror, ai theksoi se hakmarrja është “vullneti i popullit”. Kjo përbën deklaratën e tij të parë publike që nga fillimi i ceremonive mortore për babain e tij këtë javë.

Ali Khamenei u vra më 28 shkurt në një sulm ajror, në ditën e parë të luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

<

Gjatë ceremonive mortore, shumë iranianë kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër presidentit amerikan Donald Trump. Ky i fundit paralajmëroi se çdo plan për hakmarrje ndaj SHBA-së do të shoqërohej me një reagim të ashpër, duke kërcënuar se do të “shkatërronte të gjitha zonat” e Iranit.

Megjithatë, Mojtaba Khamenei ka mbajtur një qëndrim të prerë, duke thënë se Irani do të hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të vrarë dhe të viktimave të dy luftërave.

Ai theksoi: “Ne zotohemi të marrim hak për gjakun e udhëheqësit martir dhe të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave nga vrasësit kriminalë dhe të turpëruar.”

Ai gjithashtu deklaroi se çështja e hakmarrjes nuk varet nga ekzistenca e tij personale apo e zyrtarëve të tjerë, duke siguruar që hakmarrja do të ndodhë pavarësisht nëse ata do të jenë apo jo në pushtet.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement