Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka treguar edhe një herë vlerësimin e saj për dizajnerin e famshëm shqiptar, Valdrin Sahiti, me të cilin prej vitesh ka ndërtuar një bashkëpunim të suksesshëm profesional.
Së fundmi, Leonora ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një detaj nga fustani i ri i realizuar nga Sahiti. Ajo nuk ka zbuluar shumë nga krijimi, por mjaftoi një pjesë e vogël e fustanit për të tërhequr vëmendjen e fansave.
Krahas fotografisë, këngëtarja ka shkruar vetëm një fjalë: “Perfection”.
Me këtë postim të shkurtër, por domethënës, Leonora ka shprehur hapur admirimin për punën e Valdrin Sahitit, i cili vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në botën e modës shqiptare.
Bashkëpunimi mes Leonorës dhe Valdrinit është dëshmi e një raporti të gjatë profesional, ku eleganca, stili dhe perfeksioni takohen në çdo paraqitje publike.
Be the first to comment