Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti shijojnë një mbrëmje romantike në Saint-Tropez

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti shijojnë një mbrëmje romantike në Saint-Tropez

Leonardo DiCaprio dhe modelja Vittoria Ceretti, partnerja e tij për disa vite, janë parë që po shijonin një mbrëmje të qetë në Saint-Tropez gjatë fundjavës.

Aktori 51-vjeçar dhe Ceretti, që është 28 vjeçe, darkuan në restorantin luksoz “Cherry” në portin e qytetit. Ky restorant është i njohur për kombinimin e kuzhinës italiane me stilin modern të Nju Jorkut. Gjatë kësaj daljeje, ata ndaluan gjithashtu në “Caviar Kaspia”.

DiCaprio u mundua të ruajë privatësinë, duke u veshur me një xhaketë të zezë bomber, një kapelë bejsbolli dhe një maskë në fytyrë. Në anën tjetër, Ceretti tërhoqi vëmendjen me një fustan elegant ngjyrë jeshile të çelët, me mëngë të gjata dhe jakë të lartë.

Çifti ka qenë në fokus të mediave që nga vera e vitit 2023, kur filluan të qarkullojnë thashetheme mbi lidhjen e tyre pas disa daljeve publike në Los Angeles dhe Ibiza.

Romanca e tij me Cerettin ka sjellë edhe reagime nga fansat, duke përmendur thashethemet se DiCaprio ka pasur një “rregull nën 25 vjeç” për partneret e tij, përkrah faktit që modelja aktualisht është 28 vjeçe.

Para lidhjes me Cerettin, DiCaprio kishte një lidhje afatgjatë me modelen dhe aktorenitaliane Camila Morrone, ndërsa më parë ka qenë i lidhur edhe me modelen Nina Agdal.

Ceretti, nga ana e saj, ka qenë e martuar me DJ-in italian Matteo Milleri nga viti 2020 deri në vitin 2023.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement