Ish-banorja e “BBVK”, Lela Seferi, ka ndarë një reflektim personal me ndjekësit e saj, duke shpjeguar transformimin e saj si rezultat i rritjes dhe përvojave të jetës.
Ajo shprehet se në fëmijëri është ndjerë shumë e lidhur me sendet e saja dhe se zakonisht nuk ka falur, por ka pranuar falje. Sot, sipas saj, ka një qasje krejtësisht të ndryshme ndaj jetës dhe njerëzve përreth.
Tani, Lela thekson se përpiqet të ofrojë më shumë për ata që ka afër dhe nuk e kursen mbështetjen e saj. Ajo tregon se nuk e shpalos kurrë sa ka bërë për ata në jetën e saj, por ndjehet shumë krenare për përvojat që ka kaluar.
Postimi i saj ka zgjuar interes të madh në rrjetet sociale, duke u komentuar për sinqeritetin dhe emocionet e shprehura.
Be the first to comment