Këngëtari i ri Ledri ka lansuar projektin e tij më të fundit muzikor, me titullin “Ajo”, i cili sjell një frymë moderne dhe unike në skenën muzikore.
Ky artist po vlerësohet si një emër premtues dhe stili i tij është krahasuar me atë të Justin Bieber. Për realizimin e këngës “Ajo”, Ledri ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore. Projekti është prodhuar nga ALANDY, ndërsa instrumentali është punuar nga FIFI dhe ALANDY, me tekstin e shkruar gjithashtu nga FIFI. Videoklipi është conceptuar nga MAX PRODUCTION.
Kënga tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin artistik të këngëtarit. Me këtë projekt, Ledri synon të forcojë identitetin e tij muzikor dhe të sjellë krijime të reja për publikun.
Be the first to comment