Rafa Leao po i afrohet gjithnjë e më shumë mundësisë për të lënë Milanin. Sipas raportimeve nga Sky Sport, Ruben Amorim, trajneri i ri i skuadrës, pas një muaji pune, nuk do të kishte kundërshtime për shitjen e sulmuesit portugez.
Pas një takimi të zhvilluar me presidentin Cardinale, të dy palët kanë arritur një qëndrim të përbashkët për të eksploruar mundësitë e një zgjidhjeje gjatë afatit kalimtar veror.
Milani ka filluar kontaktet me agjentët e Leao dhe ka bërë ulje në kërkesat e tij financiare. Skuadra kuqezi tani është e gatshme të pranojë një ofertë prej 40-45 milionë eurosh, ndërsa më herët kërkonin rreth 50 milionë euro. Megjithatë, Leao aktualisht është i dëmtuar, gjë që rrezikon edhe debutimin e tij në Serie A ndaj Torinos.



















You must be logged in to post a comment Login