Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Lazio flet me agjentët e Shutallo dhe jo vetëm

Lazio flet me agjentët e Shutallo dhe jo vetëm

Lazio po shfaq shenja aktive në merkato për të forcuar mbrojtjen, pas eliminimit befasues nga Coppa Italia në raundin e parë nga Mantova.

Trajneri Gennaro Gattuso ka theksuar nevojën për përforcime urgjente në repartin defensiv. Një nga emrat që është bërë pjesë e listës së ngushtë të klubit është Josip Shutallo.

Sipas burimeve të fundit, Lazio ka zhvilluar bisedime me agjentët e mbrojtësit kroat dhe ka filluar kontakte edhe me Ajaxin, klubin që zotëron kartonin e lojtarit.

Aktualisht, klubi në Romë pret një përgjigje për të kuptuar nëse ky operacion mund të realizohet.

Përveç kësaj, drejtuesit e Lazios janë angazhuar gjithashtu për një tjetër opsion: Stepán Chaloupek, mbrojtësi i Sllavia Pragës, me të cilin po zhvillohen bisedime.

Eliminimi nga Mantova ka krijuar një presion të shtuar mbi Lazio, dhe Gattuso dëshiron që skuadra të përforcohet sa më shpejt, veçanërisht në repartin e mbrojtjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement