Barcelona ka filluar negociatat për Lautaro Martinez, kapitenin e Interit, që konsiderohet si alternativa kryesore në rast se transferimi i Julian Alvarez dështon.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas. Interi është i gatshëm të shqyrtojë shitjen e Lautaros për një ofertë prej 100 milionë eurosh ose më shumë. Në anën e saj, Barcelona e vlerëson lojtarin rreth 80 milionë euro, sipas raportimeve nga Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Lautaro është i hapur për një transferim në Barcelonë, megjithatë, ai nuk dëshiron të detyrojë largimin e tij nga Interi, pasi është i kënaqur me jetën në Milano.
Barcelona ka bërë Julian Alvarezin objektivin e saj kryesor, por vështirësitë në negociatat me Atletico Madridin kanë bërë që katalunasit të shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Nëse marrëveshja për Alvarezin dështon, pritet që Barcelona të intensifikojë përpjekjet për Lautaron.



















You must be logged in to post a comment Login