Lamine Yamal vazhdon të shkëlqejë me Kombëtaren e Spanjës, duke u renditur ndër 10 golashënuesit më të rinj në historinë e Kupës së Botës.
Në ndeshjen e fundit, 18-vjeçari shënoi në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në Atlanta, duke realizuar golin e tij në minutën e 11-të. Ai arriti të shënjojë pas një aksioni të shpejtë dhe një asistimi nga Mikel Oyarzabal.
Ky gol e bën Yamal golashënuesin e tetë më të ri në historinë e këtij turneu, duke e lënë pas emra të njohur si Lionel Messi dhe Julian Green. Krye-emri i kësaj liste mbetet legjenda braziliane Pele.
Talenti i Barcelonës kishte munguar në ndeshjen e parë për shkak të një shqetësimi në kofshë. Megjithatë, rikthimi i tij si titullar u shoqërua me një paraqitje të shkëlqyer dhe me golin vendimtar për Spanjën.
Më poshtë është lista e plotë e golashënuesve më të rinj në historinë e Kupës së Botës:
– Pele – 17 vjeç e 239 ditë
– Manuel Rosas – 18 vjeç e 93 ditë
– Gavi – 18 vjeç e 110 ditë
– Ibrahim Mbaye – 18 vjeç e 143 ditë
– Michael Owen – 18 vjeç e 190 ditë
– Nicolae Kovacs – 18 vjeç e 197 ditë
– Dmitri Sychev – 18 vjeç e 231 ditë
– Lamine Yamal – 18 vjeç e 343 ditë
– Lionel Messi – 18 vjeç e 357 ditë
– Julian Green – 19 vjeç e 25 ditë
Be the first to comment