Gjatë ditës së sotme, në rrjetet sociale ka qarkulluar informata se Edi Kuçi ndodhet në Zvicër. Këto pretendime u nxitën nga disa postime të publikuara nga një llogari në rrjetet sociale që pretendon të jetë e tij. Postimet janë shpërndarë nga përdorues të ndryshëm, duke krijuar dyshime se ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” është jashtë Kosovës.
Megjithatë, Prive By Liberta Spahiu raporton se burime të besueshme konfirmojnë se Edi Kuçi nuk ndodhet në Zvicër dhe se llogaria nga e cila janë bërë këto postime nuk i përket atij. Sipas këtyre burimeve, disa ditë më parë llogaria e tij në Instagram është mbyllur, ndërsa janë shfaqur disa llogari të tjera që pretendojnë të jenë të Edit.
Ky nuk është rasti i parë që emri i Edi Kuçit është përdorur në profile të pretenduara. Edhe në ditët e fundit janë qarkulluar postime që pretendojnë se janë bërë nga familjarët e tij; për këto raporte, Prive By LS ka mohuar informatat nga burime pranë familjes.
Vlen të përmendet se Edi Kuçi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike pas përplasjes me Jozefin Markun.
Be the first to comment