Vezir Haziraj, personi i dyshuar për plagosjen e një personi mbrëmjen e së premtes në Banjë, është shfaqur nga arratia përmes një videoje publike në rrjetet sociale.
Në videon e tij, Haziraj lidh ngjarjen me Gani Gecin dhe deklaron se plagosja ka ndodhur në vetëmbrojtje, pasi incidenti ka ndodhur në shtëpinë e tij. Ai thekson se nuk sheh arsye për t’u dorëzuar, duke ironizuar sistemin e drejtësisë. Sipas tij, Gani Geci ka marrë trajtim më të butë për një rast të ngjashëm, duke kërkuar që të mos iu jepet një dënim të rëndë për veprimin e tij.
Policia e Pejës ka konfirmuar se rasti ndodhi të premten rreth orës 20:50 në Banjë. Personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është raportuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Sipas njoftimeve nga Policia, Haziraj ka ikur nga vendi i ngjarjes, dhe forcat e policisë po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tij.



















You must be logged in to post a comment Login