Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Labi i lë fajin erës për koncertin e dështuar në Drenas

Labi i lë fajin erës për koncertin e dështuar në Drenas

Në kuadër të aktiviteteve festive për “Muajin e Mërgatës” në Drenas, mbrëmjen e djeshme u mbajt një koncert i organizuar për nder të bashkatdhetarëve që ndodhen në vendlindje gjatë pushimeve.

Këngëtari Labinot Rexha ishte i ftuari kryesor i këtij eventi. Megjithatë, nata nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar. Kushtet atmosferike, përfshirë erën e fortë që përfshiu zonën, ndikuan në pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve, duke lënë sheshin gati bosh.

Pavarësisht këtyre sfidave, Rexha vendosi të mos e anulonte shfaqjen. Ai vazhdoi me programin artistik, duke ndarë mesazhin e organizatorëve që shprehte mirënjohje për guximin e tij: “Pavarësisht kohës me shumë erë, Labinot Rexha e vazhdoi programin e tij artistik! Faleminderit Labi!”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement