Pas një deklarate të bujshme nga gazetari Elton Tozaj në emisionin “T7”, ku ai aludoi se Françeska Murati është kthyer në Shqipëri për “dashnorin” dhe jo për plazhin, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ka reaguar menjëherë.
Në një video të postuar në faqen zyrtare të televizionit në Instagram, Françeska ka lënë një koment të ashpër, duke e akuzuar gazetarin për shpifje. Ajo shprehet: “Keni b*thë me fol atëherë hajdeni fakte? Se me fol e me mashtru dalim të gjithë në TV dhe themi mashtrime për me marr pak vëmendje. Po s’keni ça me nxjerr se jeni shpifësira që vetëm dini me shpif mashtrime, se s’keni këllqe me u marr me lajme të vërteta.”
Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e një numri të madh ndjekësish, duke shkaktuar debate të shumta. Disa e mbështesin Françeskën për qëndrim të saj të prerë, ndërsa të tjerë vazhdojnë të mbrojnë pozitat e gazetarit. Kjo përplasje duket se ka hapur një kapitull të ri në mediat rozë.
Be the first to comment