Kylie Jenner ka zgjuar sërish interesin në rrjetet sociale me lançimin e koleksionit të saj më të ri të rrobave të banjës, në bashkëpunim me markën “Frankies Bikinis”.
Ylli i reality show dhe sipërmarrësja ndau një seri videosh promovuese, ku shfaqet me bikini të vogla nga koleksioni i ri “Fever Dream”, i cili do të dalë në shitje më 14 korrik.
Në këto video, Kylie pozon së bashku me Francesca Aiello, themeluesen e “Frankies Bikinis”. Të dyja prezantojnë modele me prerje minimale, përfshirë bikini me efekt lëkure, si edhe variante me motive leopardi, gjarpri e kamuflazhi, si dhe modele në nuanca rozë dhe të zezë.
Francesca Aiello shpjegoi se frymëzimi për këtë koleksion ka ardhur nga Los Anxhelosi dhe nga veshjet vintage në garderobat e tyre. Ajo tha: “Kylie dhe unë u frymëzuam nga dashuria për qytetin tonë. Kërkuam në garderobat tona personale pjesë vintage që pasqyronin stilin unik dhe sensual të Los Anxhelosit, duke krijuar një koleksion me motive të guximshme, detaje argëtuese dhe silueta femërore.”
Kylie po ashtu shprehu entuziazmin e saj për këtë bashkëpunim të dytë. Ajo shkroi në “Instagram”: “Raundi i dytë me Francesca Aiello është disi edhe më ëndërrimtar këtë herë. Jam shumë e emocionuar që më në fund po ndajmë koleksionin tonë të dytë Khy x Frankies Bikinis me ju.”
Ky është bashkëpunimi i dytë mes Khy dhe Frankies Bikinis, pas suksesit të koleksionit të parë, i cili u frymëzua nga estetika e të brendshmeve vintage dhe u shit në një kohë të shkurtër.
Be the first to comment