Finalja e madhe e “Ferma VIP” ka sjellë emocionet e para të forta për banorët dhe publikun e këtij spektakli.
Sipas votave të publikut, Bujaka është finalisti i parë që largohet nga gara, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në këtë edicion. Pas shpalljes së rezultatit, ai shprehu lumturinë dhe mirënjohjen për përvojën e kaluar, duke theksuar krenarinë për arritjen deri në natën finale.
Edhe pse nuk arriti të fitojë çmimin e madh, Bujaka e përfundoi aventurën e tij në “Ferma VIP” me buzëqeshje. Ai falënderoi publikun për mbështetje dhe shprehu emocionet e shumta gjatë gjithë rrugëtimit të tij.
Be the first to comment