Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se N.B. është personi i dyshuar për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Veternik, ngjarje e ndodhur gjatë mbrëmjes së së martës.
Sipas një njoftimi zyrtar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë kësaj bastisjeje është gjetur një armë e gjatë, shtatë gëzhoja dhe 13 fishekë. Këto prova do të shërbejnë në procesin hetimor, sipas prokurorisë.
Përveç kësaj, gjatë ekzaminimeve të kryera nga njësitet relevante, në automjetin e viktimës është gjetur dhe sekuestruar një armë tjetër dhe 12 fishekë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të arrestuar personin e dyshuar për këtë vepër penale.
Be the first to comment