Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kuvendi ia huq me hartën e Kosovës, zëdhënësi i Aleancës: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti

Kuvendi ia huq me hartën e Kosovës, zëdhënësi i Aleancës: Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar në lidhje me skandalin që lidhet me përdorimin e stemës dhe hartës së Kosovës në faqen zyrtare të Kuvendit. Ai e ka cilësuar këtë ngjarje si një shpërfaqje të papërgjegjshmërisë dhe hipokrizisë që karakterizon pushtetin.

Xhemaili ka theksuar se në krye të institucioneve ndodhen individë që në të kaluarën e kanë mohuar flamurin, stemën dhe shtetësinë e Kosovës. Sipas tij, këta individë sot, përmes neglizhencës dhe amatorizmit, po shkelin simbolet shtetërore.

Ai ka evidentuar se e vetmja gjë për të cilën ata nuk gabojnë është përfitimi nga institucionet e shtetit. “Për të marrë pagat e majme, veturat luksoze, mëditjet dhe pushtetin që sjellin këto institucione, shteti i Kosovës duket shumë i mirë”, ka shkruar Xhemaili.

Në përfundim, ai e ka cilësuar këtë rast si kulmin e hipokrizisë, duke nënvizuar se nuk mund të respektohet një shtet vetëm për privilegjet që ofron, ndërsa neglizhohen simbolet e tij zyrtare.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement