Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Kushtetuta është mbi çdo parti e lider”, Çitaku kërkon konstituimin e Kuvendit

“Kushtetuta është mbi çdo parti e lider”, Çitaku kërkon konstituimin e Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shprehur kritika lidhur me situatën politike dhe mungesën e konstituimit të Kuvendit. Ajo thekson se marrëveshjet politike nuk duhet të jenë mbi Kushtetutën.

Çitaku nënvizon se dialogu dhe debati janë të natyrshme në një demokraci parlamentare. Megjithatë, ajo shprehet se shkelja e Kushtetutës nuk mund të normalizohet.

“Një demokraci parlamentare nënkupton dialog dhe debat, por shkelja e Kushtetutës nuk guxon të bëhet normale. Marrëveshjet politike mes partive nuk mund të mbivendosen mbi Kushtetutën. Kjo e fundit është mbi çdo parti e lider. Ajo kërkon që Kuvendi të konstituohet dhe institucionet të themelohen”, deklaroi ajo.

Ajo gjithashtu përmendi se kanë kaluar 555 ditë nga zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025 dhe se fokusi politik është larguar nga problemet e qytetarëve.

“Ne po flasim për pozita dhe poste të pushtetarëve, ndërsa nuk i kushtohet vëmendje brengave të qytetarëve”, tha Çitaku.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për institucione funksionale, dhe vendi për konstituimin e Kuvendit është salla e Kuvendit.

“E ftojmë deputetin Kurti, Haxhiun dhe të gjithë të tjerët që të vijnë në sallë për të konstituar Kuvendin dhe për të avancuar”, përsëriti ajo.

Deputetja ka reaguar edhe ndaj kritikave dhe deklaratave të publikut nga pushteti, duke i përshkruar ato si “leksione” që nuk i pranon.

“Ne nuk pranojmë leksione publike apo morale. Ata janë shkelës serialë të Kushtetutës dhe nuk dëshirojnë të brengosen. Kushtetuta, si dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, janë të qarta dhe kërkojnë konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditësh”, përfundoi ajo.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement