Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti vizitoi Panairin e Librit “Prishtina 2026”

Kurti vizitoi Panairin e Librit “Prishtina 2026”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, si dhe deputetin Nezir Kraki, vizituan sot Panairin e Librit “Prishtina 2026”.

Kjo ngjarje përbën edicionin e 26-të të panairit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Pallatin e Rinisë dhe Komunën e Prishtinës. Motoja e këtij viti është “Libri hap botën”.

Panairi, që filloi më 17 qershor dhe do të mbyllet më 21 qershor, ka në përbërje rreth 100 botues shqiptarë. Numri i titujve të rinj të prezentuar arrin në 2000. Edicioni i këtij viti parashikon më shumë se 40 aktivitete, duke përfshirë promovime dhe diskutime me autorët pjesëmarrës. Zyra e Kryeministrit e njofton këtë aktivitet për media.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement