Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një prononcim para takimit me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Ai theksoi se takimet me LDK-në nuk përbëjnë më një lajm të veçantë.
Në bisedën me mediat, Kurti u shpreh se këto takime janë analiza normale për të synuar konstituimin e institucioneve. Ai theksoi se në momentin kur do të arrihet një marrëveshje politike, atëherë do të ofrohet material për informimin e mediave.
“Takimet me LDK-në nuk janë më lajm, por përpjekje normale për të formuar institucionet e legjislaturës së 11-të,” u shpreh ai.



















You must be logged in to post a comment Login