Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti s’deklarohet a do të bëjë marrëveshje, ‘komunikimet i fillon pas certifikimit të rezultateve’

Kurti s’deklarohet a do të bëjë marrëveshje, ‘komunikimet i fillon pas certifikimit të rezultateve’

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur sërish pyetjet e gazetarëve, të cilët kërkuan një koment mbi marrëveshjet e mundshme pas zgjedhjeve me partitë politike.

Kurti u shpreh shkurt se do të presë certifikimin e rezultateve për të nisur menjëherë komunikimet për formimin e institucioneve të reja.

Në këtë moment, nuk është e qartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të hyjë në koalicion me partitë shqiptare, apo do të përpiqet t’i formojë institucionet e reja e vetme.

<

Kujtojmë se Kosova shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së një presidenti të ri brenda afatit kushtetues.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement