Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Kurti po i kërkon të gjitha pozitat për vete, synon ta poshtërojë opozitën

Për të votuar, mjafton të keni një dokument të vlefshëm

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur se rezultati i zgjedhjeve nuk i ka dhënë shumicën e nevojshme partisë fituese për të qeverisur vetë. Ai ka theksuar nevojën për bashkëvendimmarrje mes subjekteve politike.

Në një dalje për mediat, Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mos ofrimin e një qasjeje për ndarjen e vendimmarrjes. Sipas tij, deri tani, ka pasur vetëm mundësi për opozitën që të angazhohet në pushtet.

“Situata është e qartë: qytetarët kanë votuar dhe ne tani jemi deputetë të zgjedhur. Ky rezultat kërkon bashkëvendimmarrje, ose vendimmarrje të përbashkët. Qytetari nuk i ka dhënë shumicën e duhur partisë fituese,” ka thënë Haradinaj.

Ai ka sugjeruar se një nga dy postet kryesore të shtetit, ndoshta ai i kryeministrit ose presidentit, duhet t’i takojë opozitës, bazuar në rezultatin zgjedhor.

“Posti i kryeministrit është i rëndësishëm sepse udhëheq qeverinë, dhe presidenti është gjithashtu njëra nga dy pozitat kryesore. Njëri prej këtyre posteve, në bazë të rezultatit, i takon opozitës. Nëse ka logjikë demokratike, fituesi e interpreton kështu rezultatin. Nëse ka logjikë regjimi, siç po ndodh aktualisht në rastin e Kurtit, atëherë nuk dëshiron vendimmarrje të përbashkët,” është shprehur ai.

Haradinaj ka theksuar se Kurti po përpiqet të mbajë të gjitha pozitat kryesore dhe po e konsideron opozitën vetëm si një pjesëmarrëse në ekzekutiv. Ai ka bërë të ditur se opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve, por kjo nuk duhet të jetë e kufizuar vetëm në pjesëmarrjen në qeveri.

“Nuk besoj se opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisë Kurti thjesht për përfitime të pushtetit. Opozita mund të kontribuojë në vendimmarrje. Aleanca nuk ka si synim vetëm përfitimet e pushtetit, por, nëse kemi një rol në ndihmën për Kosovën, atëherë është e jona,” përfundoi Haradinaj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement