Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar zhvillimin e bujqësisë në vend drejt një modeli më modern dhe konkurrues. Sipas tij, këtë progres e mundësojnë investimet, planifikimi afatgjatë dhe mbështetje institucionale.

Gjatë një aktiviteti në kuadër të fushatës së korrje-shirjeve në Podujevë, Kurti njoftoi se këtë vit janë mbjellë mbi 75 mijë hektarë me drithëra të bardha, prej të cilave afër 72 mijë hektarë me grurë. Ai gjithashtu parashikoi se, bazuar në gjendjen aktuale dhe kushtet klimatike, rendimentet mund të arrijnë mesatarisht nga katër deri në pesë tonë për hektar. Procesi i korrjeve pritet të përfundojë deri në fund të korrikut ose fillim të gushtit, në varësi të reshjeve.

Në fjalën e tij, Kurti përmendi rezultatet e vitit të kaluar, kur u korrën mbi 78 mijë hektarë dhe prodhuan rreth 380 mijë tonë grurë, me një rendiment mesatar prej 4.8 tonësh për hektar. Ai gjithashtu njoftoi se skema e subvencioneve për vitin 2026 do të ofrojë rritje mbështetjeje për disa sektorë të bujqësisë, të cilat përfshijnë perimet, pemët, grurin me rendiment të lartë, patatet dhe fasulet.

<

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, shprehu optimizëm për arritjen e një prodhimi rekord të grurit këtë vit, rreth 400 mijë tonë. Ai theksoi se rreth 23 mijë fermerë pritet të përfitojnë nga skema e subvencioneve për grurin, me pagesa që do të variojnë nga 460 deri në 600 euro për hektar.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement